Kalo te përmbajtja

Tani hostim dhe nga Datacenter ynë në Shqipëri: AS213683 VPS Server Tiranë | Servera të dedikuar Tiranë | Colocation Tiranë

Si të Konfiguroni Email-in tuaj në Android & IOS përmes aplikacionit Gmail (IMAP)

Regjistrari më i madh Shqiptar.


Si të Konfiguroni Email-in tuaj në Android & IOS përmes aplikacionit Gmail (IMAP)

Në këtë udhëzues do të mësoni si të konfiguroni një adresë emaili profesionale (p.sh. [email protected]) në një telefon Android & Ios duke përdorur aplikacionin Gmail, përmes protokollit IMAP.

Ky konfigurim ju lejon të menaxhoni email-in tuaj të biznesit direkt nga aplikacioni Gmail në telefon.

Hapi 1: Hapni aplikacionin Gmail dhe shtoni një llogari të re

  1. Hapni aplikacionin Gmail në telefonin tuaj.
  2. Klikoni tek Add account (Shto llogari).
  3. Do të shfaqen disa opsione për llojin e email-it.

 Other (IMAP)

(Kjo përdoret për email-e që nuk janë Google, Outlook, Yahoo, etj.)


Hapi 2: Vendosni adresën e email-it

Në fushën që hapet:

Pastaj klikoni Next.


Hapi 3: Konfigurimi i serverit për marrjen e email-eve (Incoming Server Settings)

Në këtë hap duhet të plotësoni të dhënat e serverit IMAP.

Plotësoni si më poshtë:

  • Username:[email protected] (emri i email-it tuaj )
  • Password:(Fjalëkalimi i email-it tuaj)
  • IMAP Server:host.al (emri i domain-it tuaj )
    (ose mail.host.al nëse ofruesi juaj e kërkon këtë)
  • **Port:**993
  • **Security Type:**SSL/TLS

**Shënim i rëndësishëm:
**Porta 993 përdoret për IMAP me siguri SSL/TLS.
Mos përdorni portin 465 në këtë hap, pasi 465 përdoret për SMTP (dërgimin e email-it), jo për IMAP.

Pasi të plotësoni të gjitha fushat, klikoni Next.


Hapi 4: Konfigurimi i serverit për dërgimin e email-eve (Outgoing Server – SMTP)

Në hapin tjetër do të konfiguroni serverin për dërgimin e email-it.

Plotësoni si më poshtë:

  • **SMTP Server:
    **host.al (emri i domainit tuaj )
  • **Port:**465
  • **Security Type:**SSL/TLS
  • **Require Sign-in:**Aktiv (ON)
  • Username:[email protected]   (emri i email-it tuaj )
  • Password:(Fjalëkalimi i email-it)

Porti 465 përdoret për SMTP me SSL.

Klikoni Next për të vazhduar.


Hapi 5: Përfundimi i konfigurimit

Tani keni konfiguruar webmail-in tuaj ne aplikacionin Gmail.

Klikoni Next dhe konfigurimi përfundon.

Host.Al Domain and Host

Përmirësoni biznesin tuaj me Host.al

Postet e rekomanduar